Ekspozita e Eugène Pittard në Korçë, fotot e Shqipërisë 1921 të realizuara nga antropologu ndërthuren me teknologjinë Në Gjirokastër, në kuadër të Ditës Botërore të Refugjatëve u zhvillua një takim sensibilizues me logon: “Derisa të gjithë të jenë të sigurt”.
Pjesëmarrësit, përfaqësues të UNHCR-së, strukturave lokale, shoqërisë civile, etj., përcollën mesazhin e respektimit të të drejtave të refugjatëve dhe emigrantëve, si dhe krijimin e mundësive për integrimin e tyre.
Siriani Muhamet Dahu, është njëri prej 600 emigrantëve të huaj që aktualisht punojnë dhe jetojnë në Qarkun Gjirokastër. I vendosur në Shqipëri prej 16 vitesh, ai shprehet se fillimisht e ka pasur të vështirë, por më pas arriti të integrohej.
“Ishte e vështirë pak në fillim, pastaj dalëngadalë arrita të integrohesha. Jam familjar, jam i martuar dhe kam tre fëmijë, punojmë, kam hapur edhe biznes, punët po më ecin mirë”, u shpreh emigranti Muhamet Dahu.
Për të, Shqipëria është një vend mikpritës për emigrantët.
“Vendi këtu është shumë i bukur, Shqipëria është vend mikpritës, njerëzit janë shumë të mirë, normal”, u shpreh ai.
Viti 2026 shënon 75-vjetorin e miratimit të Konventës lidhur me Statusin e Refugjatëve. Kjo konventë mbetet themeli ligjor i mbrojtjes ndërkombëtare të refugjatëve, duke ofruar përgjigje konkrete dhe aktuale ndaj sfidave bashkëkohore.
Top Channel