Mbappe dhe gara e golave me Messin: Nëse duhet t’i kushtoj vëmendjen çfarë bën ai, duhet të bëj akoma më shumë
Zlatan Ibrahimović ka thurur elozhe të forta për Lionel Messi, pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në ndeshjet e Botërorit.
Ibrahimović, i cili është komentator për një rrjet televiziv amerikan, e vlerësoi yllin argjentinas pas dy golave ndaj Austrisë, duke thënë se Messi “ka momente kur duket njeri, si kur humb penalltinë, por menjëherë pas kësaj tregon se nuk është aspak i zakonshëm”.
Ai shtoi se Messi po dominon turneun, duke theksuar se “është golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës, edhe pa luajtur ende të gjitha ndeshjet”, dhe se nuk dihet deri ku mund të shkojë ai në këtë formë.
Ibrahimović pranoi gjithashtu me humor diferencën mes tyre në këtë nivel, duke thënë se Messi ka shënuar pesë gola në dy ndeshje, ndërsa ai vetë nuk ka shënuar në dy Botërorë, duke shtuar se është i lumtur për formën e argjentinasit dhe se “nuk ka fjalë për ta përshkruar lojën e tij, është e pabesueshme”.
Top Channel