Situata te Portugalia, reagon sulmuesi i luzitanëve: Cristiano është shembull, por s’jemi të detyruar t’i pasojmë topin atij

22/06/2026 10:02

Përfaqësuesja e Portugalisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Uzbekistanit në zonën e Palm Beach, pranë Miamit, mes kushteve të vështira të motit me vapë dhe lagështi të lartë.

Sulmuesi i krahut i Juventus, Francisco Conceição, foli për situatën brenda ekipit dhe për rolin e Cristiano Ronaldo.

Ai hodhi poshtë idenë se skuadra ndjen “detyrim” për t’i kaluar topin Ronaldos, duke theksuar se vendimet në fushë bazohen vetëm në pozicionin më të mirë për të shënuar.

Conceição e përshkroi Ronaldon si një figurë shumë të rëndësishme dhe shembull profesional për ekipin, duke vlerësuar etikën e tij të punës dhe motivimin e vazhdueshëm. Sipas tij, prania e Ronaldos shërben si frymëzim për gjithë grupin.

Ai gjithashtu komentoi gjendjen e ekipit pas rezultateve të fundit, duke theksuar nevojën për reagim të shpejtë dhe përmirësim të performancës: “Duhet t’i provojmë vetes se jemi të aftë të reagojmë dhe të dalim nga kjo situatë.”

Top Channel