Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Brazili ka marrë një lajm shqetësues gjatë ndeshjes ndaj Haitit në kuadër të Grupit C të Kupës së Botës 2026, pasi sulmuesi Raphinha u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi.
Federata Braziliane e Futbollit (CBF) bëri të ditur se lojtari i FC Barcelona ndjeu dhimbje në pjesën e pasme të kofshës së djathtë gjatë pjesës së parë të takimit dhe ka nisur menjëherë trajtimin mjekësor.
“Sulmuesi ndjeu dhimbje në muskulin e pasëm të kofshës së djathtë gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Haitit. Lojtari ka filluar trajtimin dhe do t’i nënshtrohet vlerësimeve të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e CBF-së.
Për gjendjen e futbollistit foli edhe trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, i cili sqaroi se Raphinha u zëvendësua për shkak të shqetësimeve në muskujt e pasmë të kofshës.
“Raphinha do të vlerësohet nesër. Për momentin nuk kemi një ide të qartë se çfarë ka ndodhur me tendinën e kofshës”, deklaroi tekniku italian pas ndeshjes.
Sulmuesi 28-vjeçar u largua nga fusha e stadiumit Lincoln Financial Field dukshëm i mërzitur dhe i shqetësuar, ndërsa disa prej bashkëlojtarëve iu afruan për ta inkurajuar. Në vendin e tij u aktivizua Rayan, futbollisti më i ri i grumbulluar nga Brazili dhe lojtar i Bournemouth.
Shkalla e dëmtimit të Raphinhas pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekësore që do të kryhen në orët në vijim.
Top Channel