Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, kishte rënë në det gjatë lëvizjes pasi ishte dëmtuar në këmbë Fusha e Tërbufit, e njohur si një nga zonat bujqësore më të mëdha dhe më prodhuese në mbarë vendin, po kalon një situatë të vështire në sigurimin e ujit.
Në kulmin e sezonit, kur temperaturat e larta kërkojnë vaditje maksimale, mungon uji.
Fermerët e drejtojnë gishtin e përgjegjësisë nga institucionet përkatëse. Sipas tyre, rrjeti i kanaleve vaditëse është lënë në harresë të plotë, kanalet parësore dhe dytësore janë të papastruara, të bllokuara, mbeturinat dhe dherat e akumuluara ndër vite. Si pasojë, edhe në ato raste kur uji niset nga pikat e pompimit, ai nuk arrin kurrë në parcelat e Tërbufit, duke u bllokuar rrugës.
Fermerët shprehen të revoltuar se po braktisen në momentin e tyre më kritik. Ata kanë investuar miliona lekw në qindra hektarë me kultura në fushë të hapur ne drithëra por sot po shohin se si djersa e tyre po digjet nga dielli dhe mungesa e ujit. Për të mos lejuar tharjen totale të bimëve, shumë kultivues kanë hyrë në borxhe për të hapur puse private apo për të punuar me pompa me naftë. Fermerët bëjnë thirrje urgjente për ndërhyrje me mjete të rënda për pastrimin e menjëhershëm të kanaleve.
Top Channel