Live/ Dita e 21-të e tubimit! Nis marshimi i protestuesve: Do rrethojmë Kryeministrinë. Afat Ramës dhe thirrje Berishës për dorëheqje, bashkohet ish-deputetja e PS

20/06/2026 21:30

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën poshtë Kryeministrisë.

Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa me flamuj dhe pankarta në duar, ata kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre.

Përpara Kryeministrisë, ata pritet të mbajnë fjalimet e tyre të përhershme dhe më pas të nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjithashtu, protestuesit kanë hapur flamurin shqiptar te Piramida, teksa të tjerët kanë hedhur tullumbace kuqezi në bulevard.

Në thirrjet e tyre, ata i japin afat kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqjen deri të dielën.

Pjesë e kësaj proteste u bë edhe deputetja që u largua nga PS një javë më parë, Marjana Koçeku.

Foto/ U largua nga PS një javë më parë, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranë

Pas fjalëve të protestuesve në podium, ata nisën marshimin rreth Kryeministrisë dhe Piramidës, ndërkohë i bënin thirrje Edi Ramës dhe Sali Berishës për dorëheqje.

Top Channel