Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Top Channel siguron katër analiza, nivelet disa herë më të larta se normat e BE
08/11 20:55
Pllaja e Shishtavecit dhe Liqeni i Kallabakut po tërheqin çdo fundjavë vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit.
Të organizuar në grupe, por edhe në familje, turistët zgjedhin këtë zonë për të kaluar disa orë në natyrë dhe për të eksploruar atraksionet më të njohura të Kukësit.
Numri i vizitorëve rritet veçanërisht gjatë fundjavave, ndërsa zona po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në hartën turistike të Kukësit.
Liqeni i Kallabakut, Gryka e Vanave, Ujëvara e Topojanit, Guri i Mëngjesit dhe Maja e Gjallicës mbeten destinacionet më të kërkuara nga vizitorët, duke e kthyer zonën në një nga pikat më të frekuentuara të turizmit malor në verilindje të vendit.
Top Channel