Berisha pranon lobimin për heqjen e “non gratës” në SHBA: E bëri fondacioni që ndihmon PD-në. Thirrjet për burg në protestë i bëjnë veglat e qeverisë

18/06/2026 12:39

Duke folur për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, Sali Berisha ka pranuar se ka bërë lobim për heqjen e “non gratës”.

“Për Sali Berishën kanë lobuar, sepse procedura është lobim. Nuk kam lobuar me administratën Biden. Aty nuk ka procedurë tjetër përveç lobimit. Të vetmin sanksion që kam pasur, ka qenë viza. Janë përpjekur shumë që ta kalonin te Thesari, i cili bëri një hetim të thelluar për mua dhe fëmijët e mi dhe nuk gjetën gjë. Se kush e ka paguar, është një fondacion i cili ndihmon PD-në dhe ka marrë përsipër të mbrojë kauzën e PD-së”, tha Berisha.

Ndërsa thirrjet në protestë “Berisha në burg”, ai thotë se i bëjnë “veglat e qeverisë”.

Top Channel