Neymar nuk “del” nga infermieria, konfirmohet mungesa edhe në ndeshjen e radhës të Brazilit

16/06/2026 13:21

Sulmuesi brazilian Neymar Jr., 34 vjeç, është përfshirë në listën prej 26 lojtarësh të përzgjedhur nga trajneri Carlo Ancelotti për Kupën e Botës që zhvillohet në Brazil, turne i organizuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Pavarësisht grumbullimit, Neymar nuk ka mundur të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Marokut për shkak të një dëmtimi dhe pritet të mungojë edhe në takimin e radhës kundër Haitit.

Stafi mjekësor i përfaqësueses po e monitoron gjendjen e tij, ndërsa rikthimi në fushë do të varet nga ecuria e rikuperimit.

Që në momentin e grumbullimit pari polemika në lidhje me gjendjen fizike të sulmuesit, teksa nuk mungoi as një përplasje publike mes mjekëve të klubit të Santosit dhe atyre të Brazilit për fshehje të informacionit.

Top Channel