Sekuestrohen 16 tonë fanella false të Kampionatit Botëror me vlerë 7 milion euro, 95 persona në pranga
Tifozët e Japonisë kanë fituar edhe një herë admirimin e opinionit publik botëror për kulturën dhe respektin e tyre ndaj ambienteve publike.
Pas përfundimit të ndeshjes mes Japonisë dhe Holandës, e mbyllur në barazim 2-2 në kuadër të Grupit F të Botërorit, mbështetësit japonezë qëndruan në stadium për të pastruar sektorët ku kishin ndjekur takimin.
Në stadiumin AT&T në Arlington të Teksasit, tifozët e njohur si “Samurai Blue” përdorën qeset blu që më herët i kishin valëvitur për të festuar golin e barazimit të ekipit të tyre, për të mbledhur mbeturinat e lëna në tribunë pas ndeshjes.
La civiltà spiegata per davvero.
I tifosi del Giappone a fine partita provvedono alla pulizia degli spalti che hanno occupato durante l’incontro di calcio della loro squadra. pic.twitter.com/pf3yh0rAGq
— Stefano (@Stefano173456) June 15, 2026
Pamjet e tifozëve japonezë duke grumbulluar mbeturina dhe duke lënë ambientet të pastra janë bërë tashmë traditë në ngjarjet më të mëdha sportive. Kjo sjellje tërhoqi për herë të parë vëmendjen e mediave ndërkombëtare gjatë Kupës së Botës në Francë në vitin 1998, kur Japonia mori pjesë për herë të parë në një Botëror.
Që nga ajo kohë, tifozët japonezë kanë vazhduar ta ruajnë këtë zakon në çdo kompeticion madhor ku ndjekin kombëtaren e tyre, duke u kthyer në një shembull të respektit, disiplinës dhe ndërgjegjësimit qytetar.
Veprimi i tyre është vlerësuar gjerësisht në rrjetet sociale dhe nga organizatorët e turneve, duke treguar se sporti nuk ka të bëjë vetëm me atë që ndodh në fushë, por edhe me sjelljen e tifozëve jashtë saj.
Top Channel