Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet
Qeveria e Ganës ka paraqitur një protestë zyrtare ndaj Kanadasë, pas vendimit të autoriteteve kanadeze për t’i mohuar vizën futbollistit Thomas Partey, i cili pritet të dalë në gjyq për akuza të lidhura me sulm seksual në nëntor të këtij viti.
Në deklaratën zyrtare, autoritetet ganeze theksojnë parimin e prezumimit të pafajësisë, duke nënvizuar se ky është një element themelor i procesit të rregullt ligjor në shtetet demokratike.
“Qeveria e Ganës riafirmon parimin themelor ligjor të prezumimit të pafajësisë, një parim themelor i procesit të rregullt ligjor në shoqëritë demokratike”, thuhet në dokument.
Në reagim, Gana shpreh respekt për të drejtën e Kanadasë për të zbatuar politikat e saj të imigracionit, por konsideron se vendimi i bazuar në akuza ende të paprovuara, pa një vendim gjykate, ngre pikëpyetje mbi drejtësinë dhe proporcionalitetin e masës së marrë.
Çështja pritet të vijojë të marrë vëmendje diplomatike dhe mediatike, ndërsa procesi gjyqësor ndaj futbollistit mbetet në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.
Top Channel