“Jemi shumë të emocionuar”/ Montella karikon Turqinë para debutimit në Botëror: Kemi pritur 24 vite për këtë moment

13/06/2026 15:02

Trajneri i kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur me entuziazëm në prag të ndeshjes së parë të ekipit të tij në Grupin D të Botërorit 2026, duke theksuar emocionet e mëdha që shoqërojnë rikthimin e turqve në skenën më të madhe të futbollit pas 24 vitesh.

“Jemi shumë të emocionuar për një ndeshje që e kemi pritur prej kohësh, prej 24 vitesh. Besojmë se do të luajmë një ndeshje të shkëlqyer”, deklaroi tekniku italian.

Montella paralajmëroi gjithashtu lojtarët e tij që të mos nënvlerësojnë kundërshtarin e parë, Australia, duke vlerësuar cilësitë e ekipit australian.

“Në sulm ata kanë lojtarë të shpejtë dhe dinë të luajnë një futboll të organizuar. Duhet të zhvillojmë lojën tonë pa u dhënë shumë hapësira. E dimë se kemi përballë një ekip fizik dhe nesër do të duhet të tregojmë jo vetëm forcë fizike, por edhe cilësi teknike”, u shpreh ai.

Trajneri theksoi se skuadra e tij është e vetëdijshme për sfidat që sjell pjesëmarrja në Kupën e Botës, por beson se mund t’i përballojë ato me sukses.

“Kemi një ekip të apasionuar. E ndiejmë përgjegjësinë dhe e dimë se miliona njerëz na mbështesin. Ka pritshmëri të mëdha ndaj nesh dhe ne duam ta shijojmë këtë përvojë”, përfundoi Montella.

Top Channel