“Po ngatërrojmë dynjanë me këto letra që hidhen e priten”, Rama për Zvërnecin në “Shqipëria Live”: Nëse do të kishte leje ndërtimi që në 2025, do kishin nisur punimet

12/06/2026 14:05

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish se nuk ka një leje ndërtimi në Zvërnec, gjatë një interviste ekskluzive për “Shqipëria Live.

Rama tha se nëse do të kishte një leje ndërtimi që në janar të vitit 2025, punimet do të kishin nisur.

“Po ngatërrojmë dynjanë me këto letra që hidhen e priten. Nuk është dhënë dhe nuk ka leje ndëritmi në zhvillimin në Zvërnec. Se çfarë është ajo aty duhet të pyesim agjencinë përkatëse. Di të them se nuk ka leje ndërtimi, se po të kishte leje ndërtimi që në janar të 2025, do të kishte nisur ndërtimi se jemi në 2026. Nuk është ngatërresë e institucionet, është ngatërresë e juaja.

Më nxirr lejen, kjo nuk është leje, është një paragraf mbi një dokument që ka një sërë lejesh. Më vjen shumë keq se vijmë vërdallë dhe konfuzoni dynjanë. Ajo (fotoja më poshtë) nuk është leje ndërtimi, ka një sërë pikash”, tha Rama.

Sidorela Gjoni: Nuk është një fletë rastësore ka një firmë tuajën më poshtë.

Kryeministri Edi Rama: Leja e ndërtimit është një formular krejt tjetër, ka një sërë firmash edhe e imja në të. Për të 139 herë në këto ditë, nuk ka një leje ndërtimi. Është e habitshme si zhvillohet kjo ngjarje.

Moderatorja Sidorela Gjoni sqaroi në program se dokumenti që u paraqit, sipas saj i përket datës 28 janar 2025 dhe se është rendi i ditës së lejeve të miratuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Top Channel