Botërori 2026 thyen çdo limit: Dhomat e zhveshjes aq të mëdha sa trajnerët do të kenë nevojë për megafon
UEFA ka emëruar arbitrin somalez Omar Artan për të vendosur drejtësi në Superkupën Europiane, e cila do të zhvillohet më 12 gusht në Salzburg mes PSG-së dhe Aston Villas.
Vendimi vjen vetëm pak kohë pasi arbitri 34-vjeçar u përball me vështirësi gjatë hyrjes në Shtetet e Bashkuara, ku sipas raportimeve u kthye mbrapsht pas mbërritjes për arsye që nuk u sqaruan zyrtarisht. Mediat ndërkombëtare kanë spekuluar se rasti mund të ketë qenë i lidhur me procedura shtesë sigurie dhe kufizime të hyrjes.
Megjithatë, UEFA ka zgjedhur t’i japë besim të plotë një prej arbitrave më të vlerësuar të futbollit afrikan. Artan është arbitër ndërkombëtar i FIFA-s që nga viti 2018 dhe konsiderohet një nga emrat më premtues në arenën ndërkombëtare.
Somalezi fitoi vlerësime të shumta gjatë vitit të kaluar, duke arbitruar edhe ndeshjen e dytë të finales së Ligës së Kampionëve të Afrikës. Në vitin 2025 ai u shpall gjithashtu “Arbitri Afrikan i Vitit”, duke konfirmuar ngritjen e tij në elitën e gjykimit.
Sipas raportimeve, emërimi i Artan është pjesë e bashkëpunimit të ri mes UEFA-s dhe Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF), në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar së fundmi nga dy organizatat.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, vlerësoi lart arbitrin somalez dhe shpjegoi arsyet e përzgjedhjes së tij.
“Artan është një gjyqtar i shkëlqyer dhe futbolli shërben për të bashkuar njerëzit. UEFA dëshiron të shprehë respektin e saj për Omarin dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme të arbitrimit, të cilat i kanë fituar atij një emërim kaq prestigjioz”, deklaroi Čeferin.
Superkupa Evropiane do të përballë kampionët e Evropës, PSG, me fituesit e Ligës së Evropës, Aston Villa, ndërsa të gjitha sytë do të jenë edhe te Omar Artan, i cili do të bëhet një nga arbitrat afrikanë më të spikatur që ka drejtuar këtë kompeticion prestigjioz.
Top Channel