Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar, shpallet në kërkim 41-vjeçari pengmarrës Pasqyrimi në mediat e huaja i protestave qytetare në Shqipëri ka nxitur reagimin e disa prej agjencive ndërkombëtare të udhëtimit.
Operatorë turistikë shqiptarë bëjnë me dije se partnerët e tyre, veçanërisht nga tregu gjerman dhe ai çek, kanë shfaqur pasiguri për sa i takon rezervimeve të minutës së fundit.
“Për shqetësimin e partnerëve gjermanë dhe çekëve, si edhe faktin që kjo prek kryesisht turistët që vizitojnë Shqipërinë për herë të parë”, u shpreh Fatos Çerenishti.
Sipas Fatos Çerenishtit, ky shqetësim vjen në një moment kur agjencitë e huaja kanë kryer investime të hershme në fluturime charter dhe paketa akomoduese. Megjithatë, ata theksojnë se nisja e sezonit ka qenë pozitive dhe se Shqipëria gëzon statusin e një destinacioni të sigurt në nivel ndërkombëtar.
“Për fatin tonë të mirë, Shqipëria është në hartën e vendeve të sigurta të Organizatës Botërore të Turizmit. Këtë e tregoi edhe fundi i muajit maj, kur kapacitetet ishin të plota. Kemi qenë shumë të kënaqur”, shprehet Çerenishti.
Pavarësisht ecurisë së mirë të deritanishme, operatorët turistikë thonë se është ende herët për të vlerësuar ndikimin e plotë që mund të ketë ky perceptim në tregjet e huaja.
“Tani, shqetësimi i tyre nuk e di se si do të reflektohet gjatë sezonit, sepse jemi në fillim dhe nuk e dimë se si do të vazhdojë më vonë”, thotë Fatos Çerenishti.
Javët e ardhshme pritet të tregojnë nëse këto sinjale pasigurie do të ndikojnë në ritmin e rezervimeve dhe ecurinë e sezonit turistik.
Top Channel