“Arena Kombëtare” pëson sërish ndryshime. Stadiumi më modern dhe më i madh në vendin tonë ka nisur punën për heqjen e tapetit aktual dhe vendosjen e një të riu më modern.

Para pak javësh Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi fondin për zëvendësimin e fushës, në funksion të Europianit U-21 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në vendin tonë dhe në Serbi.

Fusha deri më tani ka qenë një ndër pikat më të dobëta të stadiumit kombëtar, por duket se me këtë ndërhyrje gjithçka do të zgjidhet përfundimisht.

Finalja e Kampionatit Europian të të rinjve do të zhvillohet në Arenën Kombëtare, teksa përveç këtij investimi FSHF ka miratuar investime në disa fusha, për të qenë 100% gati për eventin e ardhshëm.

Top Channel