“Shporrini partitë”/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD, kërkojnë të largohen me thirrjet ‘opozitë e shitur’
Mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Grida Dumën, ishte i ftuar ish agjenti i CIA-s, Robert Ferguson i cili komentoi për aludimet se Irani po ndërhyn në Shqipëri me fushatë dezinformuese për Zvërnecin.
Ferguson tha se Shqipëria do të jetë gjithmonë nën shënjestrën e Iranit duke qenë se është aleate e SHBA-së dhe NATO-s, dhe shtoi se ajo që po bën Teherani nuk është rastësi, por një model që regjimi iranian aplikon në çdo vend që ka probleme të brendshme në mënyrë që ta largojë nga perëndimi.
Megjithatë ai shprehu se ata nuk janë shkaku i debati, por se shërbejnë si katalizatorë për përhapjen e përçarjeve të mëtejshme dhe kthimin e problemeve në diçka ndërkombëtare.
“Për të qenë i qartë, atribuimi i kësaj situate i takon autoriteteve që e kanë quajtur luftë hibride. Por Irani e ka sulmuar Shqipërinë edhe më herët, në vitin 2022, kur ju shkëputët marrëdhëniet diplomatike me të.
Nuk është rastësi, është një model.
Ajo që shohim është se në vitin 2022, me mikpritjen e opozitës iraniane këtu dhe luftën e Iranit me Amerikën dhe fakti që ju jeni aleat i SHBA-ve, ju bën të jeni gjithmonë nën shënjestrën e Iranit.
Nuk është pyetja nëse keni një argument të vlefshëm lidhur me situatën aktuale, ju jeni shtet sovran prej 35 vitesh. Ajo që ndodh është se ka shumë pretendime se çfarë ndodh brenda. Kemi parë që shumë dokumente në internet, lidhen drejtpërdrejt me Iranin. Ata do të shohin të dyja anët e medaljes për Shqipërisë, ata që janë kundër situatës aktuale dhe ata që janë kundër dhe do të mundohen të krijojnë përçarje.
Ata duan të qartësojnë se kush është kundër tyre. Ajo që po shohim është se iranianët po kërkojnë ta kthejnë këtë në problem ndërkombëtar.
Iranianët duan të shikojnë që Shqipëria të largohet nga perëndimi, ky është motivi. Ajo që po shohim është ajo që nuk duam të shohim, në SHBA kemi 200 vite demokraci, por demokracia është e rrëmujshme. Irani do të krijojë përçarje.
Bazuar në atë që unë kam parë mendoj që ndërhyrja iraniane është një shqetësim i vërtetë sidomos lidhur me situatën specifike, por dua t’iu them se nëse ka korrupsion, qeveria duhet të merret me të. Shqipëria ka legjislacionin e vet, kam dëgjuar që ka persona që tashmë janë në burg për korrupsion. Nëse kjo është situata atëherë me korrupsionin duhet të merret qeveria, por nëse jo atëherë nuk duhet t’i lëmë iranianët të bëjnë atë që duan në Shqipëri.
Ajo që kemi zbuluar është që kemi një marrëdhënie të mirë më Shqipërinë dhe me vendet e NATO-s, unë di që SHBA është e gatshme të bashkëpunojë me aleatët, por nëse problemi është ky që thoni, atëherë është grindje fqinj me fqinj dhe këtë do Irani.
Në 4-5 muajt e fundit ka ndodhur e njëjta gjë gjatë luftës me Iranin, ata kanë përdorur të njëjtat reklama. Jam i surprizuar që kanë përdorur të njëjtat imazhe, por ata këtë bëjnë, i japin jehonë një problemi të brendshëm për të krijuar ekstremizëm.
E njëjta gjë vlen për Shqipërinë, çfarë do që ndodh në vend ndodh për problemet që ka vetë brenda, ndërhyrjet e jashtme janë vetëm për t’i dhënë më shumë jehonë.
Dua të them që ajo gjë ka ardhur nga vetë Shqipëria, jo nga aktorë të jashtëm. Gjëra të tmerrshme ka ndodhur dhe në Amerikë, por kemi qëndruar me këmbë në tokë, mendoj që këtë gjë duhet të bëni dhe ju”, u shpreh ish-agjenti sekret i CIA-s, Robert Ferguson.
Top Channel