Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë
Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë që u mbajtën këtë të diel.
I ftuar në “Top Story”, analisti Milaim Zeka e ka konsideruar si humbje këtë fitore të partisë së Albin Kurtit, kjo pasi kësaj radhe, LVV-së i mungojnë sërish numrat për krijimin e qeverisë.
Ai gjithashtu nuk i kurseu kritikat për Vjosa Osmanin, pas rezultatit të dobët në zgjedhje.
“Dua Lipa shtyu dasmën për shkak të zgjedhjeve, u martua edhe ajo. Nuk ka asnjë lajmë të bardhë për LVV-në. LVV-ja ka pësuar humbjen më spektakolare. Në zgjedhjet e kaluara kishte mbi 400 mijë vota, ndërsa sot 287 mijë vota.
Fokusi më i madh ishte te Vjosa Osmani. Elektorati nuk i besoi në ato që ajo tha. Nuk arsyetoi se përse zgjodhi datën 28 dhjetor për zgjedhjet, ku prishi edhe Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, u shpreh Zeka.
Top Channel