Vendi ynë do të vijojë të ketë temperatura të larta dhe mot të kthjellët.

Në fundjavë moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa të mërkurën dhe të enjten e javës që vjen temperatura pritet të shënojë 35 gradë Celsius.

“Për fundjavën moti do të jetë i qëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të pakta, por kalimtare. Një fundjavë ideale për plazh. Temperaturat jo më të ulëta se 14 gradë, në zonat e ulëta dhe bregdetare deri në 30 gradë.

Nuk do të mungojnë alternimet mesatare dhe kalimtare. Po ashtu nuk do të mungojnë edhe reshje të izoluara në majat e maleve.

Vlerat maksimale e temperaturave do të arrijë deri në 35 gradë të mërkurën dhe të enjten.

Era do të jetë me drejtim kryesor jugperëndim–juglindje”, u shpreh sinoptikania Eneida Doçi.

Top Channel