Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për ditën e katërt të protestës për Zvërnecin.
Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në duar flamengo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”.
Gjatë protestës ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë dhe është çarë kordoni.
Gjithashtu përplasja ka agravuar, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket protestave. Ai ka publikuar dy foto sa i përket dy projekteve të investitorëve nga Katari, duke shkruar se të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe në Zvërnec.
Dita e katërt e protestës për Zvërnecin kanë sjellë përplasje të ashpra mes policisë dhe qytetarëve. Këta të fundit arritën të çanin kordonin metalik të vendosur në kryqëzimin te Piramida dhe shkuan drejt Kryeministrisë. Ata mbanin parulla dhe flamuj, teksa kanë ngritur edhe podiumin ku disa nga qytetarët do të marrin fjalën.
Protesta për Zvërnecin ka sjellë përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë të vendosur përpara Kryeministrisë. Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën.
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi pak para nisjes së protestës së qytetarëve, se gardhi metalik në Bulevard është vendosur për shkak të ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket protestave për Zvërnecin. Ai ka publikuar dy foto sa i përket dy projekteve të investitorëve nga Katari, duke shkruar se të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe në Zvërnec.
Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për ditën e katërt të protestës për Zvërnecin. Një pjesë e madhe e tyre mbanin në duar flamengo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”. Ata pritet të marshojnë nga sheshi drejt Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.
Top Channel