Spërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe ambienteve me të rinj, arrestohen 13 persona në Durrës, 4 të tjerë në arrest shtëpie
Ditën e djeshme në Athinë një shqiptar plagosi një shtetas pakistanez gjatë një tentative grabitjeje në një dyqan celularësh.
Sipas korrespondentit të Top Channel në Greqi, Artur Bibe, në lidhje me ngjarjen, policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, shtetasin Jerasimo Kurkuti, 31 vjeç dhe shtetasin Adi Beqiri, 26 vjeç.
Në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publikë
Autoritetet po hetojnë lidhur me rastin dhe nëse autorët janë përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:30 në rrugën “Patision” dhe kur një shqiptar qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze, në këmbë.
Autori i krimit u largua më pas në një BMË gri që po e priste jashtë, në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital.
Top Channel