Anuela Ristani inspekton projektin “Rrugët për Fëmijët”: Nisma do të shtrihet në 40 shkolla të tjera të Tiranës Turizmi nuk i takon vetëm qyteteve bregdetare, madje Shqipëria ka shumë për të ofruar në çdo cep të saj.
Bashkia e Prrenjasit çeli sezonin turistik duke promovuar jo vetëm Parkun Kombëtar të Shebenikut, tashmë hapësirë e mbrojtur nga UNESCO, por edhe traditën dhe kulturën e jashtëzakonshme që kjo zonë mbart.
E teksa turizmi, sidomos në zonat malore, kërkon ende shumë punë për t’u zhvilluar, Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit gjykon se Paketa e Maleve do të jetë një ndihmesë në këtë drejtim.
Sipas banorëve, kjo zonë ofron çdo gjë, që nga kulinaria e deri te traditat e lashta.
Me premtimin për ta kthyer në traditë, për herë të parë në Rrajcë Sutaj u zhvillua festivali folklorik “Rrajca e Valleve”.
Buçitjet e daulles mbërritën në male, ndërsa Rrajca nuk mund të prezantohej më bukur se me ngjyrat e larmishme të kostumeve popullore dhe hapat në ajër të valles së saj të famshme.
Top Channel