Kaos te zona e Myslym Shyrit në Tiranë, shembja e një godine të vjetër krijon një shtëllungë të madhe tymi
28/05/2026 21:18
Mbrëmja e sotme në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë nuk ka qenë aspak e qetë, madje banorët janë panikosur jo pak.
Një valë tymi ka mbuluar një pjesë të zonës dhe nga distanca ka krijuar imazhin e një tymi për shkak të zjarrit.
Mësohet se shkak janë punimet për shembjen e një godine të periudhës para viteve 1990. Policia ka rrethuar zonën për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Top Channel