Zelensky letër Trump dhe Kongresit amerikan, kërkon furnizim me raketa Patriot për tu mbrojtur ndaj Rusisë

27/05/2026 16:48

Presidenti Volodymyr Zelensky i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kongresit, duke përmendur mungesën kritike të raketave të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, tha këshilltari i tij i komunikimit, ndërsa Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj vendit.

Në letrën e tij, të nënshkruar sot, Zelensky kërkoi të “ndihmohet” që Ukraina “të sigurojë këtë mjet jetësor mbrojtjeje kundër terrorizmit rus, raketat Patriot PAC-3 dhe sisteme shtesë, me qëllim ndalimin e raketave balistike ruse dhe sulmeve të tjera raketore ruse” kundër Ukrainës.

Mjeti i vetëm që Ukraina ka për të rrëzuar raketat balistike ruse janë raketat ndërprerëse të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara në Amerikë.

Top Channel