Tragjedi në Arizona/ Gruaja qëllon bashkëshortin dhe një kolegen e saj në një bar, më pas vret dy fëmijët dhe veten
Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar Izraelit avionin e parë ajror të furnizimit me karburant KC-46, nga të paktën gjashtë të planifikuar, në një lëvizje që konsiderohet me rëndësi të madhe strategjike për operacionet ushtarake izraelite në Lindjen e Mesme.
Lajmi u konfirmua nga Forca Ajrore Izraelite (IDF), e cila bëri të ditur se avioni i ri do të quhet “Gideon” dhe pritet të hyjë menjëherë në shërbim, pasi të përfundojnë disa rregullime teknike të vogla.
Sipas IDF-së, KC-46 rrit ndjeshëm aftësitë operacionale të Izraelit, duke i dhënë forcës ajrore më shumë liri për të ndërmarrë misione në distanca të gjata dhe për të goditur objektiva në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë Iranin dhe grupet Huthi në Jemen.
Avioni i ri mund të mbajë deri në 15% më shumë karburant dhe ka pothuajse dyfishin e kapacitetit të furnizimit me karburant në ajër krahasuar me avionin paraardhës “Raam”. Sipas një zyrtari izraelit, nëse KC-46 do të ishte përdorur gjatë konfliktit të fundit me Iranin, ai do të kishte rritur ndjeshëm aftësitë e furnizimit me karburant të avionëve luftarakë izraelitë.
מטוס תדלוק ראשון מסוגו בחיל האוויר נקלט בטייסת התדלוק החדשה – ״גדעון״
הרמטכ"ל בטקס הקליטה: "בניין הרשע של משטר האייתולות נסדק באופן ניכר ועתידו ויציבותו – לוטים בערפל. מנהיגיו נרדפים, מרבית יכולותיו הצבאיות הושמדו, תוכנית הגרעין הוסגה שנים לאחור; כלכלתו קורסת ואזרחיו עוד טרם… pic.twitter.com/PJkoRHqp0C
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) May 27, 2026
KC-46 është projektuar për të mbështetur avionët F-35, F-16 dhe F-15 të Izraelit, duke mundësuar furnizimin me karburant të rreth 12 avionëve në një fluturim. Avioni mund të qëndrojë në ajër deri në 16 orë pa ndërprerje dhe deri në 24 orë me furnizim të ndërmjetëm.
Përveç rolit ushtarak, KC-46 ka edhe funksione logjistike dhe mjekësore. Ai mund të transportojë rreth 110 ushtarë dhe të mbështesë deri në 22 raste shpëtimi mjekësor. Avioni është i pajisur me sisteme moderne navigimi, kabinë me shikueshmëri të avancuar, si dhe ambiente funksionale si kuzhinë, furrë, banjo dhe sistem kontrolli temperature.
Gjatë ceremonisë së prezantimit në bazën ajrore Nevatim, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, gjeneralmajor Eyal Zamir, komentoi edhe situatën në Iran.
“Struktura e regjimit të Ajatollahut ka treguar çarje të dukshme. Shumica e aftësive të tij ushtarake janë shkatërruar, programi bërthamor është vonuar për vite dhe ekonomia e tij po shembet”, deklaroi Zamir.
Dorëzimi i KC-46 shihet nga Izraeli si një hap kyç për rritjen e pavarësisë ushtarake dhe aftësisë për të ndërmarrë operacione të gjata edhe pa mbështetje direkte nga një administratë e ardhshme amerikane.
Top Channel