Shqiptaro-amerikania denoncon në Fiks Fare: Investova 500 mijë dollarë në vendlindje, komshiu ndërtoi pa leje mbi pronën time
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike do të organizohet si “partia e seksionit”, duke vendosur në qendër bazën dhe strukturat lokale të saj.
Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha theksoi se ripërtëritja e PD-së nënkupton hapjen ndaj anëtarësimeve të reja dhe eliminimin e çdo pengese që sipas tij ka frenuar afrimin e demokratëve në parti. Ai u shpreh se mijëra mbështetës janë të gatshëm të angazhohen, por nuk u është krijuar mundësia për pjesëmarrje aktive.
Kreu demokrat kritikoi gjithashtu “inercinë” dhe “apatinë” në opozitë, duke i cilësuar si pengesa kryesore për ringritjen e partisë. Sipas tij, PD ka nevojë për më shumë eficencë dhe për shfrytëzimin maksimal të potencialeve njerëzore dhe teknologjike, përfshirë dixhitalizimin dhe inteligjencën artificiale.
Berisha shtoi se programi i PD-së po konsultohet me think-tank-et më të mira në Europë dhe SHBA, duke e cilësuar atë si vizionin më të mirë politik aktual.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Berisha: PD do jetë partia e seksionit! Ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja. Të lëmë mënjanë inercinë dhe apatinë dhe të shfrytëzojmë me eficencë potencialet tona
PD, në rrafshin organizativ, do jetë partia e seksionit.
Ne jemi parti e territorit, pra ne jemi parti e seksionit.
Dhe, përparësi absolute në piramidën e saj merr themeli, i cili është seksioni.
Ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja.
Nënkupton zhdukjen e çdo barriere që pengon anëtarësimet e reja.
Nënkupton hapjen e dyerve në nivel seksioni dhe në të gjitha nivelet për prurje të reja, angazhime të reja.
Ju garantoj se janë me mijëra e mijëra demokrate e demokratë që të gatshëm të anëtarësohen dhe të marrin përgjegjësi, por që nuk u ofrohet kjo mundësi. Nuk u ofrohet ky mjedis.
Nuk u ofrohet sepse, e kam theksuar dhe e theksoj, sëmundja e opozitarizmit është inercia, është apatia.
Dhe kjo sëmundje bën që të tregohemi indiferentë ndaj këtij procesi që është jetik për PD-në.
PD sot më shumë se kurrë ka nevojë për eficencë. Eficencën e çdonjërit prej drejtuesve, prej anëtarëve të saj.
Ka nevojë për treguesit e matjes së kësaj eficencë në mënyrë që potencialet e saj të shfrytëzohen në shkallë maksimale.
PD ka jetik shfrytëzimin e çdo potenciali që ofron dixhitalizimi dhe urtësia artificiale në mënyrë që ne të mund të shumëfishojmë fuqinë tonë, aftësitë tona.
Programi i saj apo vizioni i saj është absolutisht më i miri që ekziston.
Por ne kemi fatin e madh dhe privilegjin e veçantë që programin e kësaj partie ta konsultojë, ta shqyrtojmë dhe rishqyrtojmë me think-tanket më të mira që ekzistojnë sot në Europë dhe në SHBA.
Top Channel