Sezoni turistik në prag, jep dorëheqjen drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës
26/05/2026 17:25
Projektohen ndryshime në krye të Spitalit Rajonal të Vlorës. Drejtoresha e këtij institucioni, Lorena Arapaj ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen nga detyra.
Ende nuk janë bërë publike arsyet që kanë çuar në këtë vendim, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me zhvillimet dhe drejtimin e mëtejshëm të spitalit.
Dorëheqja vjen në një periudhë të ndjeshme për Spitalin Rajonal të Vlorës, në prag të sezonit turistik, kur pritet rritje e fluksit të pacientëve vendas dhe të huaj, si edhe shtim i rasteve që kërkojnë trajtim spitalor,
Spitali i Vlorës është një nga institucionet shëndetësore më të rëndësishme në qark.
Top Channel