Miqësoret e Kombëtares U21, Bushi: Italia dhe Sllovenia, skuadra shumë të forta
Napoli e ka seriozisht me Vincenzo Italianon, ky është pasuesi i Contes i zgjedhur nga Aurelio De Laurentiis i cili është takuar me teknikun në Romë.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Drejtori Sportiv i Napolit, Giovanni Manna dhe agjenti i Italianos, Fali Ramadani.
Objektivi i këtij takimi është arritja e një marrëveshjeje ekonomike me De Laurentiis që ka vendosur t’i besojë pikërisht ish trajnerit të Fiorentinës për të nisur një cikël të ri. Në tryezën e bisedimeve mësohet se është paraqitur një kontratë 2 vjeçare me opsionin e rinovimit të mundshëm për një sezon të tretë me pagë rreth 3 milionë euro.
Alternativa për Italianon, mbetet Massimiliano Allegri që ditën e hënë u shkarkua nga posti i trajnerit të Milanit pas dështimit të kuqezinjve për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve. Aurelio De Laurentiis dhe Massimiliano Allegri janë në raporte shumë të mirë, madje presidenti i Napolit edhe në të kaluarën e studioi mundësinë për t’i besuar livornezit pankinën e skuadrës napoletane, por pa mundur dot ta bindë atë.
Top Channel