Manchester City, nis epoka post-Guardiola, Elliot Anderson mund të jetë blerja e parë në merkato
Të gjitha lamtumirat janë të hidhura, ka momente lumturie për disa, por shumica pushtohen nga nostalgjia, dhimbja dhe lotët. Tifozët e Mallorcas do ta vuajnë këtë me Vedat Muriqin edhe pse ende nuk ka ndonjë lamtumirë zyrtare.
Pavarësisht rënies në La Liga 2, 23 golat e shënuar nga Muriqi tregojnë efektivitetin e sulmuesit përpara portave kundërshtare. Futbollisti dardan është ndoshta lojtari i pozicionuar më mirë në merkaton e kësaj vere për Mallorcan. ‘Pirati’ përfiton një pagë që është e papërballueshme për La Liga 2. Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, paga e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës supozohet se përfiton 4 milionë euro bruto. I blinduar nga një klauzolë prej 40 milionë eurosh, klubi është i vetëdijshëm që ofertat për Muriqin do të vijnë për shkak të situatës sportive dhe ekonomike që po kalon klubi pas rënies nga kategoria.
Kampionati turk gjithnjë e ka mbajtur gjallë interesin për Muriqin me këtë të fundit që nuk e sheh me sy të keq kthimin në atë që dikur ka qenë shtëpia e tij edhe pse ndihet për mrekulli në Ishujt Baleare. Fenerbahçe nuk e ka humbur kurrë kontaktin me sulmuesin dardan dhe në fakt mësohet se i ka bërë oferta shumë më të mira nga ato që mund t’i ofrojë Mallorca. Po kështu edhe Galatasaray i hodhi sytë nga goleadori nga Prizreni kur u fol për zëvendësimin e Mauro Icardit.
Edhe milionat nga Arabia Saudite e tentojnë Vedat Muriqi. Vetë sulmuesi ka pranuar në disa intervista se ka marrë oferta nga Lindja e Mesme edhe pse bëri disa faktorë të tjerë personale e sportive si prioritarë teksa vendosi të qëndrojë te Mallorca. Madje sulmuesi ka pranuar se ka marrë oferta edhe nga klube brenda Ligës spanjolle. Emri i fundit i rëndësishëm që u lidh me atë të Vedat Muriqit ishte as më shumë e as më pak, por Barcelona e Hansi Flick. Trajnerit gjerman i pëlqen profili i futbollistit të kombëtares së Kosovës dhe nuk e shihte me sy të keq sjellja në skuadër një sulmues, garant të golit për të pasur rolin e tij në repartin ofensiv.
Dyshimet në lidhjet me të ardhmen e Muriqit janë shtuar në orët e fundit pas një postimi të futbollistit në rrjetet sociale. Sigurisht në mesazhin e tij Muriqi nuk i kurseu lëvdatat Mallorcas por pa konfirmuar nëse do të qëndrojë apo jo te skuadra ishullore. Megjithatë kur e lexon të krijohet se ai mesazh është më shumë një lamtumirë sesa një qëndrim i tij dhe kjo do të ishte diçka mëse normale. Mallorca vështirë se do të mund të garantojë pagën e tij e aq më pak do te frenojë progresin e një futbollist të një niveli si Muriqi duke e dënuar të luajë në Segunda Division, përveçse nëse do të jetë vetë Muriqi që të vendosë të qëndrojë duke bërë prioritare aspektet familjare dhe emocionale kundrejt atyre ekonomike dhe sportive. Dhe nëse është dikush që mund të marrë vendime me zemër duke imponuar ndjenjat ndaj logjikës futbolliste, ai është Vedat Muriqi.
Top Channel