Miqësoret me Izraelin e Luksemburgun, Kombëtarja nis grumbullimin në 1 qershor
Pavarësisht vështirësive në muajt e fundit te Napoli dhe kohës së gjatë të qëndrimit në Belgjikë për t’u rikuperuar për Botërorin e kësaj vere, Romelu Lukaku befason me deklaratën e tij teksa thekson se është ende i lidhur me skuadrën napoletane.
‘Dashuria ime për Napolin mbetet e paprekur-tha Lukaku në një intervistë të dhënë për median belge Nieuwsblad –kam edhe një vit në kontratën time me klubin dhe jam një futbollist i kësaj skuadre. Nuk jam tip që të kërkoj të largohem. Me Napolin gjithçka shkon mirë, nuk ka probleme’
Sipas Lukakut, mediat italiane e tepruan me mënyrën si trajtuan atë çfarë ndodhi dhe kjo e bezdisi sulmuesin.
‘Mediat në Itali e ekzagjeruan, jam pak i bezdisur-shtoi Lukaku-nuk erdha në Belgjikë për pushime, synimi im ishte që të kthehesha sa më shpejt në formë pët Botërorin, por edhe për Napolin’.
Top Channel