“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Artan Hoxha lëshon deklaratën e fortë në ‘Shqipëria Live’: Llogaria që ai bëri keq ishte…
Prokuroria e Tiranës i dërgoi tjetër shkresë AKU-së, duke i kërkuar edhe rrethanat se çfarë ndodhi gjatë hetimit administrativ për helmimin e 56 studentëve në Akademinë e Policisë, ku fillimisht ky institucion e bllokoi aktivitetin e kompanisë Sori Al dhe më pas e zhbllokoi.
Burimet e Anila Hoxhës thanë se grupi i hetimit nuk i disponon ende të dhënat zyrtare që duhet t’i delegoheshin zyrtarisht AKU-së, e cila më herët ka njoftuar se helmimi i studentëve ndodhi nga E-Coli.
Ish-drejtori i AKU Tiranë është pyetur si deklarues dhe ka insistuar se ky institucion e kishte kontrolluar më herët subjektin privat.
Prokuroria nuk ka ende një version përfundimtar se nga çfarë u shkaktua helmimi i studentëve, ndërsa çështja vazhdon të mbahet nën hetim nga prokurori Bledar Valikaj.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 56 kartelat mjekësore të kandidatëve për policë, të cilët shfaqën shqetësime shëndetësore dhe u trajtuan në spital.
Burimet thonë për Anila Hoxhën se për shkak të shpejtësisë së hetimit, prokuroria ka ndërhyrë dhe i ka deleguar kartelat e pacientëve dhe librat e shërbimit pranë Spitalit Infektiv pranë IML-së.
Top Channel