Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit
26/05/2026 12:44
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motor ka goditur nga pas një automjet.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në Spitalin e Lezhës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.
Top Channel