Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite
Edhe pse Suedia është afruar shumë me eliminimin e duhanpirjes tradicionale, përdorimi i nikotinës nuk ka rënë në të njëjtën masë, por është zhvendosur drejt produkteve alternative.
Sipas raportit të fundit, rreth 19% e suedezëve përdorin çdo ditë snus, ndërsa përdorimi i cigareve elektronike dhe produkteve të tjera me nikotinë është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Të dhënat tregojnë se përdorimi i snusit është rritur nga 12% në vitin 2007 në nivele shumë më të larta në vitin 2025, me rritjen më të madhe tek gratë, ku shifrat janë trefishuar.
Po ashtu, shitjet e snusit të bardhë janë rritur me rreth 180% në periudhën 2021–2024, ndërsa produktet me avull kanë shënuar një rritje edhe më të madhe, rreth 640%.
Autoritetet shëndetësore suedeze paralajmërojnë se, megjithëse këto produkte mund të jenë alternativë ndaj cigareve, ndikimet e tyre afatgjata në shëndet nuk janë ende plotësisht të njohura.
Top Channel