Spektakël në Hong Kong, ngjitje në një kullë 14 metra të lartë të bërë me simite
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave në Ukrainë, të cilat i cilësoi si përgjigje ndaj “sulmeve të forcave ukrainase kundër civilëve” në qytetet ruse.
Sipas deklaratës së publikuar nga Ministria e Jashtme ruse, ushtria ruse ka kryer sulme sistematike ndaj qendrave të vendimmarrjes dhe posteve komanduese në Ukrainë, kryesisht në Kiev. Autoritetet ruse pretendojnë se objektivat përfshijnë edhe objekte të kompleksit ushtarako-industrial ukrainas, ku, sipas tyre, prodhohen dhe programohen mjete ajrore pa pilot (UAV).
“Në Kiev ndodhen qendra ku projektohen, prodhohen dhe përgatiten për përdorim dronë të përdorur nga regjimi i Kievit me ndihmën e specialistëve të NATO-s. Sulmet do të synojnë si qendrat e vendimmarrjes, ashtu edhe ato të komandës”, thuhet në deklaratë.
Për shkak të situatës, autoritetet ruse u bënë thirrje diplomatëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare që të largohen nga Kievi, ndërsa qytetarëve u kërkuan të shmangin zonat pranë infrastrukturës ushtarake dhe administrative.
Ndërkohë, Rusia pretendon se më 22 maj dronë ukrainas goditën një konvikt kolegji në Starobilsk, ku ndodheshin 86 studentë. Sipas Moskës, nga sulmi humbën jetën 21 studentë dhe 44 të tjerë mbetën të plagosur pas shembjes së ndërtesës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se sulmi ishte i qëllimshëm. Sipas tij, të mbijetuarit raportuan se dronët kishin fluturuar mbi zonë për një kohë të gjatë para goditjes.
Në përgjigje, ushtria ruse tha se ka goditur objektiva të lidhura me udhëheqjen ushtarake ukrainase, duke përdorur raketa të tipit Oreshnik, Kinzhal, Iskander dhe Tsirkon.
Top Channel