Inter, e ardhmja e Dumfries vihet sërish në dyshim, Liverpool e vë përsëri në shënjestër, por edhe Barcelona është aty pranë
‘Njoftime të tjera në lidhje me emërimet do të komunikohen në momentin që do të përcaktohen me synimin që të kemi një strukturë gati për sezonin e ardhshëm’-kështu mbyllej komunikata e bujshme e Milanit që bëri të ditur shkarkimin e Tares, Furlanit dhe Moncada nga ana e RedBird.
Një spastrim që nuk ishte parë më parë, një prelud i një riformimi ende për t’u përcaktuar. Në këtë pikë, njeriu i fortë te Milan është Zlatan Ibrahimovic, por nuk është e sigurt se do të mund të jetë ai që do të zgjedhë trajnerin e ri. Duhen ide të qarta në këtë pikë e sidomos një organigramë e percaktuar mirë, vetëm më pas do të mund të bëhet një programin po kaq e qartë dhe serioze.
Thënë këtë, pas shkarkimit të Allegrit, është e paevitueshme që të nisë lakimi i emrave që mund ta zëvendësojnë. Në Angli, Sky UK ka publikuar lajmin se klubi kuqezi ka kontaktuar agjentët e Andoni Iraola, trajneri që me Bournemouth fitoi kualifikimin në Europa League. Trajneri bask është edhe në shënjestrën e Bayer Leverkusen dhe Crystal Palace, por këtë të hënë u fol për kontaktin e parë edhe me Milanin.
Nga Spanja kanë dalë zëra të tjerë që e lidhin Milanin me Xavi Hernandez, ish trajnerin e Barcelonës që prej dy vitesh nuk ka asnjë skuadër. Po kështu ka dalë në qarkullim edhe emri i Thiago Mottas ndërsa në sfond vazhdon të jetë kandidatura e Vincenzo Italianos. Por është edhe një emër tjetër që duket se është më shumë se një hipotezë, bëhet fjalë për Van Bommel me holandezin që vlerësohet shumë nga Ibrahimovic.
Top Channel