E pabesueshme në Kupën e Portugalisë/ Sporting mposhtet në finale nga një skuadër e Divizionit të Dytë
Humbja ndaj Cagliarit në javën e fundit të Serie A rezultoi fatale për Milanin që mbeti përfundimisht jashtë zonës Champions dhe kjo pritet të sjellë ndryshime të mëdha në klub.
Trajneri Massimiliano Allegri është nën akuzë së bashku me Drejtorin Sportiv Igli Tare dhe pozicionet e të dyve duket se janë tronditur akoma më shumë, ndërkohë që është i sigurt largimi i Giorgo Furlani. Por trajneri Allegri për një gjë ka të drejtë, duhet kthjelltësi. Nëse trajneri livornez do të shkarkohet, diçka që është mëse e mundur, klubit do t’i duhet të gjejë një zëvendësues dhe në këtë pikë lind pyetja; kush do ta zgjedhë atë? Në letër do të jetë Shefi Ekzekutiv i ardhshëm. Dhe këtu lind pyetja tjetër, cila eshtë figura e zgjedhur për këtë pozicion? Adriano Galliani vazhdon të jerë një mundësi, por rikthimi i tij për motive të ndryshme nuk është aq e sigurt. Shefi Ekzekutiv do të duhet të zgjedhë edhe Drejtorin Sportiv, por edhe këtu nuk ka një kandidat të fortë. U fol për Tony D’Amico që po largohet nga Atalanta, por ai do të ishte një zgjedhje e Furlanit që padyshim nuk do të vendosë më. Kështu që pyetet sërish: kush do të vendosë për asetet teknike dhe të klubit?
Në letër janë dy njerëzit e fortë të Gerry Cardinale, dmth Zlatan Ibrahimovic dhe Massimo Calvelli. Por i pari do të duhet që fillimisht të ketë një rol më të qartë se ai që ka aktualisht dhe që është pak praktik; këshilltari personal i pronarëve të RedBird. Ndërsa i dyti që më pas do të bëhej një lloj supervizori, do të duhet të ketë detyra të tjera që nuk kanë të bëjnë me Milanin. Kështu që mbetet për të parë se çfarë do të ndodhë.
Ndërkaq, kjo e hënë është një ditë e ngarkuar për Milanin ku tashmë drejtuesit më të lartë i janë drejtuar selisë së klubit kuqezi ku me shumë mundësi do të takohen me Gerry Cardinale dhe nga ku pritet të merren vendimet më drastike për klubin kuqezi.
Top Channel