Komunikata e RedBird Capital Partnerds që u publikua në kanalet zyrtar të Milanit kushton 22 milionë euro. Rezultati i ndeshjes së fundit të kampionatit që solli edhe dështimin e klubit milanez në kualifikimin në Ligën e Kampioneve e shtyu Gerry Cardinale të nisë në riorganizim të thellë në departamentin sportiv.

Komunikata fliste për një largim të menjëhershëm të Furlanit, Igli Tares, Massimiliano Allegrit dhe Geoffrey Moncada që sjellin shpenzime.  Dhe shpenzimet më të mëdha në këtë pikë kanë të bëjnë me Shefin Ekzekutiv dhe trajnerin.

Furlani së fundmi kishte rinovuar kontratën deri në 2028 me një pagë prej 3 milionë euro neto plus bonuset për një total prej 30 milionë euro. Massimiliano Allegri kishte një kontratë deri në 2027 me pagë 5 milionë euro neto e barabartë me 9 milionë euro bruto.

Igli Tare në 2025 kishte nënshkruar një kontratë  3 vjeçare prej 800 mijë euri neto për një total prej 3 milionë euro bruto. Ndërsa për Moncadën ishte praktikisht fakt i kryer rinovimi i kontratës, por kjo e fundit nuk u depozitua. Kështu Milani do të duhet ta paguajë atë deri në 30 qershor.

Top Channel