Revolucioni i “Furisë së Kuqe”, kush janë 21 yjet që mbetën jashtë Botërorit?
Në ditët e ardhshme Cristian Chivu do të nënshkruajë kontratën e re me Interin deri në vitin 2028 duke respektuar në këtë mënyrë, ritualet e klubit zikaltër dhe Beppe Marottës që nuk dëshiron të nisë një sezon me një trajner me kontratë drejt skadencës.
Që të dy i kanë fituar bastet e tyre duke i tejkaluar shumë parashikimet. Askush nuk e mendonte se Chivu do të fitonte menjëherë dopietë trofesh, Kampionat dhe Kupë, gjë që e kishte arritur vetëm Mourinho në historinë e klubit. Për këtë arsye Chivu do të përfitojë më shumë duke nisur nga 1 korriku; paga e tij shumë shpejt do të rritet nga 2 në 3 milionë euro plus bonuset duke konfirmuar synimin e përbashkët për të hapur një cikël të ri me një trajner të formuar në shtëpi
Entuziazmi për rrugëtimin që kulmoi me një maj të paharrueshëm, është edhe te pronarët e klubit që janë gati të mbështesin përforcimin e një skuadre që është tashmë e fortë. Buxheti fillestar është 50 milionë euro, por ai do të pasurohet më shumë nga largimet jo strategjike me objektivin për të blerë të paktën 3 futbollistë titullarë(2 mesfushorë dhe 1 qendërmbrojtës) dhe 2 lojtarë të tjerë që mund të përmirësojnë rotacionin në skuadër në Ligën e Kampioneve; menaxhimi i fushatës ndërkombëtare në fazën e parë e sidomos në playoff në ndeshjen me Bodo/Glimt, ishte njolla e sezonit të Interit të cilën klubi dëshiron ta fshijë sa më shpejt të jetë e mundur.
Cristian Chivu e ka pranuar vlefshmërinë e sistemit të lojës që ka qenë markë e Interit që nga koha e titullit të Serie A me Antonio Conte. Ideja për të modifikuar këtë modul loje për të kaluar në një format me 4 mbrojtës u braktis që në mbledhjet e para. Kështu do vazhdohet me 3-5-2 me kuartetin ofensiv të konfirmuar në bllok me Lautaro Martinez në krye.
Objektivi i parë i merkatos është thuajse i deklaruar, Manu Koné. Marotta dhe Ausilio i dinë kërkesat financiare të Friedkin që duhet të sigurojë 80 milionë euro të ardhura brenda 30 qershorit, dhe janë gati të bëjnë një sforcim për të siguruar shërbimin e mesfushorit që e kërkuan edhe në verën e kaluar. Kërkesa e parë e Romës ishte 50 milionë euro dhe pa përfshirje futbollistësh në tratativa. Shifër shumë e lartë por po bisedohet dhe kjo do të vazhsdojë. Përforcimi tjetër në mesfushë mund të jetë Curtis Jones, kontrata e të cilit me Liverpoolin skadon në 2027. Marrëveshja me agjentin e futbollistit është arritur, tani duhet gjetur ajo me The Reds. Përsa i përket mbrojtjes, Interi po i vjen rrotull Muharemovic të Sassuolo dhe Solet të Udineses: nëse nuk largohen Bastoni apo Bisseck, atëherë do të vijë vetëm një prej tyre. Po kështu kërkohet një portier që të jetë së bashku me Josep Martinez që do të jetë fillimisht titullari i skuadrës. Do t’i bashkohet një portier ekspert, një si spanjolli Kepa. Dhe në fund sytë janë te krahu i djathtë; Dumfries ka një klauzolë prej 25 milionë eurosh që skadon në korrik. Shpresa e Interit është që të mund të marrë Marco Palestra nga Atalanta për të garantuar të ardhmen, por në këtë pikë gjithçka do të varet nga kërkesat e Percassit që nuk bën asnjëherë lëshime.
Top Channel