I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak, 73-vjeçari ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar

25/05/2026 20:16

Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme nga arresti kardiak.

Siç njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, 73-vjeçari i dënuar për vrasje me dashje ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar pas gjendjes së rënduar shëndetësore, aty ku ndërroi edhe jetë.

Njoftim

Sot, më datë 25.05.2026, rreth orës 12:20, ka ndërruar jetë pacienti A.B, i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, i cili ishte i shtruar prej datës 17.05.2026 në urgjencën e QSUT-së.

Pacienti ishte transferuar në IEVP Lezhë më datë 27.11.2021, me masë mjekimi të detyruar. Pas shfaqjes së një gjendjeje të rënduar shëndetësore, ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është transferuar për trajtim të specializuar në QSUT, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes rezulton “arrest kardiak”.

Rasti po ndiqet sipas procedurave përkatëse.

Top Channel