Angelo Tafas nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Portieri përmes një mesazhi në rrjetet sociale konfirmoi largimin nga bardheblutë.

‘Faleminderit KF Tirana! Mirënjohës ndaj stafit, bashkëlojtarëve dhe gjithë tifozerisë. Suksese gjithmonë’-shkruante Tafas në postimin e tij në Instagram.

Angelo Tafas u transferua te Tirana në 9 korrik të vitit të kaluar dhe për disa muaj ishte titullar te kryeqytetasit. Kjo zgjati deri në muajin shkurt kur te bardheblutë u transferua Visar Bekaj që ia ngushtoi hapësirat në formacionin bazë Tafas

Angelo Tafas është aktivizuar në 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet në Shqipëri, ndërkohë që më parë ai ka qenë edhe në radhët e Teutës, Kukësit dhe Gjilanit në Kosovë.

Top Channel