Manchester City e mbylli kampionatin me Aston Villan në Etihad Stadium. Ishte një ndeshje ku rezultati nuk kishte aspak rëndësi dhe ku ana emotive ishte ajo që mbizotëroi në tribunat e shtëpisë së Citizens.

Sepse të Manchester City e diela e 24 majit ishte dita e lamtumirave e emrave që kanë shkruar kaq e kaq faqe të historisë së kësaj skuadre që në 10 vitet e fundit e ka shkruar emrin  mes klubeve më elitare të futbollit evropian. Ishte dita e lamtumirës së trajnerit Guardiola që ndryshoi totalisht  fytyrën kësaj skuadre duke e udhëhequr drejt triumfeve të shumë. Ishte lamtumira e Bernardo Silvës, kapitenit që ishte lider në fushë teksa ka bërë diferencën me cilësitë e tij.

Po kështu ishte përshëndetja e fundit me tifozët edhe e John Stones një prej shtyllave më të forta të Manchester City. Dhe me të drejtë tifozët vendosën t’i nderonin duke iu rezervuar homazhin që meritojnë duke shpalosur banderola gjigande me imazhet e Stones, Bernardo Silva e sidomos Pep Guardiolës. Madje përkrah imazhit të trajnerit katalanas ishin dhe 2 banderola të tjera po kaq gjigande në të cilat lexohej: ’10 vjet me Pep, ai që ndryshoi lojën, ai që bëri historinë’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manchester City (@mancity)

Top Channel