Gara për një vend në Ligën e Kampionëve po hyn në sprintin e saj final: katër skuadra po luftojnë ashpër për dy biletat e fundit.

Milani, Roma, Como dhe Juventusi janë në një betejë të hapur jo vetëm për renditjen në kampionat, por edhe për përfitimet e majme financiare që e pasojnë atë. Rreth 6 milionë euro është diferenca në shpërblim midis vendit të dytë dhe të gjashtë në Serie A, megjithatë, bonusi i UEFA-s është ai që bën diferencën e vërtetë.

UEFA e llogarit këtë shpërblim duke u bazuar në tarifat e pjesëmarrjes, tregun televiziv (market pool) dhe renditjen historike. Për këtë arsye, Roma do të arkëtonte shumën më të lartë falë rrugëtimeve të shkëlqyera në kompeticionet evropiane gjatë viteve të fundit. Nga ana tjetër, Como do të përfitonte më pak nga ky zë, pasi i mungon përvoja dhe një histori e afërt në arenën ndërkombëtare.

Të ardhurat nga UEFA sipas Calcio&Finanza:

  • Roma: 43.5 milionë euro (Liga e Kampionëve) | 14.7 milionë euro (Liga e Evropës)
  • Juventus: 42.6 milionë euro (Liga e Kampionëve) | 14.4 milionë euro (Liga e Evropës)
  • Milan: 38.5 milionë euro (Liga e Kampionëve) | 13.4 milionë euro (Liga e Evropës)
  • Como: 34.9 milionë euro (Liga e Kampionëve) | 12.7 milionë euro (Liga e Evropës)

Shpërblimet financiare nga Serie A bazuar në renditjen përfundimtare:

  • Vendi i 1-rë (Inter, siguruar matematikisht): 15.7 milionë euro
  • Vendi i 2-të (Napoli): 13.2 milionë euro
  • Vendi i 3-të (Milan): 11.3 milionë euro
  • Vendi i 4-t (Roma): 9.4 milionë euro
  • Vendi i 5-të (Como): 8.1 milionë euro
  • Vendi i 6-të (Juventus): 6.9 milionë euro
  • Vendi i 7-të (Atalanta, siguruar matematikisht): 5.6 milionë euro

Top Channel