Serie A/ Milan dhe Juventus, nata e së vërtetës, Gasperini duhet vetëm të fitojë, finale thriller për mbijetesën

24/05/2026 10:00

Mbrëmja e kësaj të diele është ajo e verdikteve. Serie A do të dekretojë edhe dy skuadrat e fundit që do të luajnë në Ligën e Kampioneve të sezonit 2026/27 në një finale thriller; Milan e Roma nuk mund të gabojnë në ndeshjet e tyre kundër Cagliarit(në San Siro) dhe Veronës(në Bendegodi).

Tensionet do të jenë në nivele të larta me Juventusin dhe Comon që janë gati të përfitojnë nga një hap fals i tyre.  Bardhezinjtë që vijnë pas një javë të komplikuar dhe me shumë zëra në lidhje me bordin drejtues të klubut, do të luajnë ndaj Torino në një derbi shumë të ndezur.

Spalletti do të duhet të bëjë pa Kenan Yildiz dhe ndoshta edhe pa Vlahovic; për Juventusin do të jetë e rëndësishmë të fitojë dhe shpresojë.

Ndeshja e Comos ndërthuret me luftën për mbijetesë që sheh të përfshira ende Cremonesen dhe Lecce, kjo e fundit me 1 pikë diferencë kundrejt lombardëve 90 minuta nga vija e finishit. Giampaoli përpara publikut të tij ka vetëm një rezultat në dispozicion ndaj Comos, ndërsa Lecce do të prese Genoan që e ka siguruar tashmë qëndrimin në Serie A; Di Francesco nuk do surpriza dhe shpreson në një finale të qetë për të siguruar më në fund qëndrimin. Nëse do të ketë barazim pikësh mes Cremoneses dhe Lecces, është parashikuar ndeshje playoffi.

Top Channel