Premier League/ Arsenal e mbyll sezonin me fitore, shpëton Tottenhami dhe bie West Ham, Sunderlandi i Xhakës shkon në Europë. Verdiktet finale

24/05/2026 19:10

Është mbyllur sezoni në Premier League, ku në ndeshjen e fundit nuk kanë munguar surprizat.

Arsenali kampion e mbylli me fitore në transfertë përballë Crystal Palace me rezultatin 1-2, ndërsa Manchester City i dha lamtuymirën Guardiolës dhe Bernardo Silvës me një humbje 1-2 përballë Aston Villës në shtëpi.

Manchester United i vendit të tretë triumfoi 0-3 përballë Brighton ndërsa Liverpool siguroi Championsin me një barazim 1-1 me Brentford në shtëpi.

Chelsea nuk do të luajë në Europë sezonin tjetër, kjo pas disfatës në transfertë nga Sunderland-i i Granit Xhakës, që siguroi pjesëmarrjen në Europa League, së bashku me Bournemouth, që barazoi 1-1 me Nottingham.

Ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte lufta për mbijetesë, me Tottenham që fitoi 1-0 përballë Evertonit, duke siguruar mbijetesën, ndërsa West Ham, pavarësisht fitores 3-0 me Leeds, sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship.

Në ndeshjet e tjera, Burnley barazoi 1-1 me Wolves, ndërsa Fulham mundi 2-0 Newcastle.

REZULTATET FINALE:

Brighton 0-3 Man. United

Burnley 1-1 Wolves

Crystal Palace 1-2 Arsneal

Fulham 2-0 Newcastle

Liverpool 1-1 Brentford

Man. City 1-2 Aston Villa

Nottingham 1-1 Bournemouth

Sunderland 2-1 Chelsea

Tottenham 1-0 Everton

West Ham 3-0 Leeds

RENDITJA:

Top Channel