Përleshje përpara derbit të Torinos/ Plagoset rëndë një tifoz bardhezi, ultrasit i kërkojnë Locatellit të mos luhet
Napoli ka mbyllur sezonin e Serie A me një fitore 1-0 ndaj Udineses në ndeshjen e javës së 38-të, duke siguruar vendin e dytë në kampionat me 76 pikë.
Ndeshja në “Stadio Diego Armando Maradona” ishte gjithashtu edhe përshëndetja e trajnerit Antonio Conte, i cili u nderua me ovacione nga tifozët në fund të ndeshjes, duke mbyllur kështu ciklin e tij dyvjeçar në krye të skuadrës.
Napoli e nisi fuqishëm ndeshjen, por u përball me disa probleme me dëmtimet.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 24-t, kur Rasmus Hojlund finalizoi një asist të shkëlqyer nga Kevin De Bruyne, duke i dhënë avantazhin Napolit.
Në pjesën e dytë, Udinese mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Kabasele, i cili u përjashtua pas ndërhyrjes së VAR-it për sjellje të dhunshme. Pavarësisht inferioritetit numerik, miqtë u përpoqën të reagojnë, ndërsa McTominay humbi një rast të mirë për të dyfishuar rezultatin.
Me këtë fitore, Napoli e mbyll sezonin në vendin e dytë, ndërsa Udinese përfundon në mesin e tabelës me një kampionat të qëndrueshëm.
Gjatë dy viteve të tij në drejtim, Conte arriti të fitojë një titull kampion dhe një Superkupë të Italisë.
Top Channel