Serie A/ Gara për Champions në javën e fundit, kriteret, përballjet direjte dhe skenarët në rast barazimi me pikë për 4 skuadrat

23/05/2026 18:18

Me Interin dhe Napolin, matematikisht të kualifikuara për në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve, janë 4 skuadra që do të luajnë për vendin e tretë dhe të katërt në 90 minutat e fundit të kampionatit; Milan, Roma, Como dhe Juventusit.

Humbja ndaj Fiorentinës i zbriti bardhezinjtë në vendin e 6 por skuadra e Spallettit ende shpreson ashtu sikurse edhe Como; por në javën e fundit gjithçka mund të ndodhë

Gara për Champions League, kalendari

Milan 70 pikë (52 gola të shënuar, 33 të pësuar): Milan-Cagliari

Roma 70 pikë (75 gola të shënuar, 31 të pësuar): Verona-Roma

Como 68 pikë (61 gola të shënuar, 28 të pësuar): Cremonese-Como

Juventus 68 pikë (59 gola të shënuar, 32 të pësuar): Torino-Juventus

Çfarë ndosh nëse dy skuadra arrijnë në kuotë të barabartë pikësh?

Do të merren në konsideratë 5 kritere; pikët e marra në ndeshjet direkte, golavarazhi në ndeshjet direkte, golavarazhi i përgjithshëm, numri më i lartë i golave të shënuar gjatë gjithë kampionatit, shorti.

Kush shkon në Champions në rast se ka barazim pikësh?

Milan-Roma: Milan përpara

Milan-Juventus: ndeshjet direkte barazim, Juventus përpara falë golavarazhit

Milan-Como: Milan përpara

Juventus-Roma: Juventus përpara

Juventus-Como: Como përpara

Roma-Como: ndeshjet direkte barazim, Como përpara falë golavarazhit

Çfarë ndodh nëse 3 ose më shumë skuadra e mbyllin me pikë të barabarta?

Këtu do të llogaritet klasifikimi i ndeshjeve direkte dhe më pas golavarazhi në ndeshjet direjte dhe numri i golave të shënuar në të gjithë kampionatin.

Kush shkon në Ligën e Kampioneve nëse 3 skuadra e mbyllin me pikë të barabarta?

Milan-Roma-Como: 1° Milan, 2° Roma, 3° Como

Juventus-Roma-Como: 1° Como, 2° Roma, 3° Juventus

Juventus-Milan-Como: 1° Como, 2° Milan, 3° Juventus

Juventus-Milan-Roma: 1° Juventus, 2° Milan, 3° Roma.

Po nëse të gjitha skuadrat e mbyllin me pikë të barabarta?

Nëse Milan e Roma barazojnë me Cagliarin e Veronën dhe Como e Juventus fitorjnë ndaj Cremoneses dhe Torinos, të gjitha skuadrat do ta mbyllnin me 71 pikë dhe klasifikimi do të ishte: 1° Milan, 2° Como, 3° Juventus, 4° Roma.

Top Channel