Fitore heroike e Egnatias, rrogozhinasit mposhtin Vllazninë dhe “flirtojnë” me titullin kampion
Duket se te Reali i Madridit do të ketë garë për president, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2006. Enrique Riquelme prezantoi këtë të shtunë kandidaturën e tij për postin më të lartë të Los Blancos. Komiteti Elektoral i Realit të Madridit ka një ditë për të ekzaminuar kandidaturën e Riquelmes dhe nëse gjithçka është korrekte, do të duhet të përcaktojë datën e zgjedhje brenda 15 ditëve.
Enrique Riqulme mbërriti në zyrat e Komitetit Elektoral rreth orës 18:00 të kësaj të shtune. Më parë kishte qenë të një noter ku certifikoi zyrtarizimin e garancisë bankare të tij dhe ndonëse ishte parashikuar të që paraqiste kandidaturën në orët e paradites, u desh të priste për pasdite sepse kishte një sërë mbledhjesh deri në orën e drekës.
Në orët e fundit çështja e garancisë bankare të Riquelme u bë temë diskutimi. Në media doli që Banka Santander dhe BBVA ia mohuan garancinë. Statutet e Realit të Madridit thonë se nuk duhet të jetë garanci nga një bankë spanjolle por që është e regjistruar në Bankën e Spanjës ku janë shumica e bankave që operojnë ndërkombëtarisht. Mësohet se Enrique Riquelme ka arritur të marrë garancinë nga Scotiabank dhe Andbank për të paraqitur më pas kandidaturën e tij.
Florentino Perez është zgjedhur president që nga 2009 në etapën e tij të dytë pa pasur asnjë kundërshtar në garën për këtë post. Kështu ka ndodhur në 2009, 2013, 2017, 2021 dhe në 2025. Zgjedhjet e fundit që Florentino Perez mori pjesë në një garë me kundërshtarë kanë qenë në 2004. Në atë rast ai fitoi me 21 377 vota ose 91.6% të votave kundrejt 1189 vota(5.08%) të Lorenzo Sanz dhe 458(1.96%) të Arturo Balsadano. Ndërsa herën e fundit që anëtarët e Realit të Madridit mundën të votojnë ka qenë në 2006 kur u zgjodh Ramon Calderon.
Komiteti Ekzekutiv pasi të ketë ekzaminuar kandidaturën e Enrique Riquelme do të vendosë datën e zgjedhjeve. Afati maksimal është 15 ditë që plotësohen në 8 qershor dhe votimet mund të bëhen në Santiago Bernabeu ose Valdebebas.
Top Channel