Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Birçe Hasko, reagon presidenti Begaj: Bota e artit shqiptar humbi një figurë të madhe

23/05/2026 16:07

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta në moshën 84-vjeçare të Birçe Hasko, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të spikatura të artit shqiptar.

Në një mesazh të publikuar në “Facebook”, Presidenti vlerësoi kontributin e aktorit si në skenë dhe ekran, ashtu edhe në edukimin e brezave të rinj si pedagog.

“Bota e artit shqiptar humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj. Përveçse la gjurmë të çmuara si një aktor i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Birçe Hasko ia kushtoi jetën edhe edukimit, si pedagog i nderuar i shumë brezash aktorësh. Lamtumirë ‘Mjeshtri i Madh’ Birçe Hasko”, shkruan presidenti në “Facebook”.

Top Channel