Luca Toni dhe largimi i Pep Guardiolës: Tani që është i lirë, do shkoja me të dhe Robin në Maldive. Herët a vonë do të drejtojë Brescian

23/05/2026 13:40

‘Tani që Pep është i lirë, do të shkoja me të dhe Robin në Maldive’-Kur bëhet fjalë për batutat dhe shakatë, Luca Toni është gjithnjë në radhë të parë, sidomos nëse në tryezë janë edhe miqtë e Brescias së tij në fillim të viteve 2000, ajo e Carlo Mazzones

‘Nuk i kam shkruar ende Guardiolës, tani do ta ketë telefonin shumë të ngarkuar-deklaroi Toni në lidhje me trajnerin katalanas pas largimit të tij nga Manchester City. Ish sulmuesi italian foli në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’ për të folur për trajnerin katalanas dhe të ardhmen e tij. 

Pas triumfeve në Spanjë, Gjermani dhe Angli, çfarë aventure do t’i këshilloje Guardiolës?

‘Një vit…pushim; kështu do të takohemi më shpesh. Do të ishte bukur të organizonim një udhëtim me Pep dhe Robin, nuk do të mjaftonte as Zelanda e Re për të qëndruar të qetë dhe për të evituar fotot selfie dhe autografet. Të gjithë së bashku mund të shkojmë vetëm në Maldive, 6 bungaloë dhe ikim!’

Pep, eja në Itali nëse do që të reshtësh së fituaru me lehtësi e të marrësh ndonjë kritikë’. Batura jote e përpara pak kohëve, tani që katalanasi është i lirë a mund të jetë një asist?

‘Pep është i lidhur me të kaluarën e tij në Itali. Mes ëndrrave të tij të mëdha është ajo për të drejtuar Brescian. Por pavarësisht dëshirës së madhe të të gjithë ne për ta pasur në klub, mendoj se koha nuk është maturuar ende’

Si do ta shikoje Guardiolën si trajner të Italisë?

‘Nuk e shoh, të paktën jo tani. Pep është një fitues dhe me të drejtë dëshiron të drejtojë skuadra me të cilat mund të ngrejë trofe. Të gjithë e duam kombëtaren. Unë kam provuar edhe emocionin më të madh, ngrita trofeun e Kupës së Botës. Por nuk është kjo çështja’

Që domëthënë?

‘Guardiola është një fenomen, ndërsa Italia për herë të tretë radhazu do të shohë Botërorin nga televizori. Nëse Pep do të bëhet trajner i kombëtare, me shumë mundësi do të kthejë Italinë në Botëror. Por fitorja e trofeut është tjetër gjë, e dimë të gjithë. Dhe ai dëshiron të triumfojë. Pep është më i miri, por jo një magjistar. Përveç Tonalit dhe Donnarummës nuk kemi shumë kampionë. Çështja e trajnerit të kombëtares, është problemi i fundit në futbollin tonë. Kemi pasur shumë trajnerë të zotët në kombëtare në vitet e fundit e megjithatë…Nëse dikush nga Federata do të më kërkonte një mendim për Pep do t’i përgjigjeësha qartë: ‘Guardiola? Të nisim njëherë të aktivizojmë futbollistë italianë të ekipeve të akademive dhe t’iu mësojmë lojtarëve të sektorëve të të rinjve si shënohet gol dhe si mund të çmarkohesh…’. Këto janë prioritete, jo trajneri’.

A do të shihje më mirë Guardiolën në një pankinë në Serie A?

‘Pse jo? Ai është i afeksionuar pas klubit ku ka luajtur, por Roma sapo ka nisur një cikël me Gasperinin. Do të ishte tërheqëse ta shihje te Milani, Juventus ose Interi. Por të marrësh Pep Guardiolën, duhet të kesh dëshirë për të investuar’

Nëse Guardiola zgjedh Serie A, do të të pëlqente të hyje në stafin e tij?

‘Preferoj të rri me të në një darkë. Të punosh me Pep do të ishte bukur, por nuk është për të gjithë. Flasim për një trajner kërkues në 24 orë të ditës ndaj vetes së tij dhe atyre që i rrinë pranë. Do të ishte një supereksperiencë, por tani nuk është për mua; mes televizioneve, podcasteve dhe padelit, argëtohem shumë. Pas shumë vitesh vërdallë, dua të shijoj pak familjen time’.

Top Channel