Juventus, Elkann konfirmon Spallettin. Nga Alisson te një sulmues, 5 kërkesat e trajnerit për përforcimin e skuadrës

23/05/2026 11:05

Luciano Spalletti do të mbetet te Juventusi. Kjo është linja e përcaktuar nga drejtuesit bardhezinj, do të vazhdohet me trajnerin që mund të garantojë një rritje të cilësisë që iu afrua këtë vit dhe që është e nevojshme për sezonin e ardhshëm. John Elkann e mendon kështu. Po Spalletti?

Trajneri toskan pas humbjes së rëndë me Fiorentinën, ra në mendime të errëta, madje arriti të mendojë edhe dorëheqjen. E hëna dhe e marta ishin ditë shumë të errëta, por hapësira është për fushën, krenarinë, reagim e sidomos kontrata e rinovuar deri në 2028; Spalletti tani sheh nga derbi me Torinon për të marrë përgjigjen nga futbollistët e tij. Çfarë do të ndodhte nëse do të ketë një rënie tjetër. Në një rast të tillë, topi është në fushën e inxhinierit dhe gjithçka do të varet nga takimi ballë për ballë të ditës së hënë për të mbyllur përfundimisht rrethin. Ish trajneri i Italisë pret një votëbesim nga skuadra sepse nga Elkann do ta ketë

BESIMI- John Elkann ka hyrë në fushë dhe do të qëndrojë gjatë; qarku i shkurtër duhet zgjidhur. Inxhinieri është i parë që pati kuriozitetin dhe më pas u intrigua nga loja e shfaqur nga Juventusi ‘i ri’ dhe nënshkroi me Spallettin; nuk e priste atë frenim në dy ndeshjet e fundit, por kjo nuk e lëkundi sigurinë e tij për punën e bërë nga trajneri toskan. Mes Elkann dhe Spallettit, empatia lindi në mënyrë spontane dhe u përforcua brenda një kohe të shkurtër dhe këtu u forcua bindja për të mos e ndërprerë punën e nisur në vjeshtën e kaluar. Për më tepër, rinovimi i kontratës së trajnerit edhe për 2 sezone të tjerë erdhi në një garë të ndezur për zonën Champions për të dhënë mesazhin e një ideje të përbashkët që shkon përtej verdiktit të kampionatit.

PËRGJIGJE-Një stërvitje ‘e padukshme’ u krye gjatë javës më të vështirë; Spalletti nuk e hodhi poshtë metodën e tij. Pas derbit, trajneri do të bëjë vlerësimet e tij dhe në bisedimet me Elkann do të këmbëngulë në një pikë të veçantë; kompetitivitetin e skuadrës edhe nëse Champions League do të mbetet në programin e ardhshëm. Një portier (Alisson),  një mbrojtës që të jetë i aftë të luajë me topin(Kim në pole position per Spalletin), një organizatot (Lobotka i preferuari i tij), një mesfushor sulmues(vështirë për t’u gjetur) dhe Vlahovic (vështirë që të qëndrojë);  nuk janë kushte, por një plan veptimi për të synuar titullin kampion kur të nisë sezonit. Pronarët besojnë, trajneri reflekton, por pa ato retë e zeza në fillim të javës; ecuaria e ndeshjes me Torinon mund të vendosë për një të ardhme ku çdo veçanti duhet të jetë në vendin e duhur, por nga ky derbi mund të vijë dhe ajo ndjenjë e përgjegjësisë që tekniku pret dhe uron.

DERBI-Në 30 tetor u hodh firma dhe më pas pati një rrugëtim ku u ndërthurën rezultatet dhe lojën e bukur; por ndeshja me Veronën e çoi sistemin në limite, ndërsa sfida me Fiorentinën pati një qark të shkurtër. Champions League largohet, afrohet Europa League; vijohet me Spalletti. Trajneri merr një besim të rinovuar në orët ku ai ndihet fajtor për një mision që është në fije të perit në 90 minutat e fundit me pak shpresa për të festuar kualifikimin në Champions. Derbi është aty, në pritje të dhënies së verdiktit; Elkann beson, Spalletti është trajneri i duhur për të rinisur gjithçka.

Top Channel